Ramallah; Plagosen 19 palestinezë
Forcat sioniste gjatë përleshjeve me palestinezët në Ramallah kanë plagosur të paktën 19 palestinezë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Vafa e lajmeve në Palestinë, sipas të cilës forcat sioniste mbrëmjen e së shtunës kanë sulmuar palestinezët banues të kampit Xhezlun në veri të Ramallahut pjesë e rajonit BPLJ. Në mesin e të plagosurve ishte edhe një adoleshent 16 vjeçar. Ndërsa në pjesën e vjetër të Bejtul Mukadesit, forcat sionist kanë arrestuar një të ri palestinez nën akuzën e mbajtjes së armëve të ftohta. Vlen të theksohet se regjimi sionist prej mëse një viti po përballet me intifadën e palestinezëve dhe që nga ajo kohë e deri tani ky regjim ka martirizuar të paktën 254 palestinezë.