Iraku në prag të operacioneve për çlirimin e Mosulit
Me përfundimin e operacioneve identifikuese dhe zbuluese të forcave vullnetare popullore, Iraku ndodhet në prag të fillimit të operacioneve të gjera për çlirimin e qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut dhe komandanti suprem i forcave të armatosura të Irakut, të shtunën në mbrëmje ka zhvilluar një takim të jashtëzakonshëm me komandantët e forcave vullnetare ku ka diskutuar zhvillimet më të fundit dhe planet ekzistuese për operacionet për çlirimin e qytetit Mosul. Në këtë takim ishin të pranishëm shumica e komandantëve dhe e krerëve të grupeve të rezistencës popullore të Irakut. Pas përfundimit të këtij takimi, komanda e forcave vullnetare popullore të Irakut "Hashd Shabi" në orët e fundit të ditës së shtunë, deklaroi se me përfundimin e operacioneve zbuluese dhe identifikuese në frontet operative, grupet e forcave vullnetare popullore kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për të hyrë në operacione. Para kësaj, edhe komandantët kurdë në veri të Irakut kanë deklaruar se forcat pishmarg kanë mobilizuar 50 mijë trupa për të hyrë në operacionet për çlirimin e qytetit Mosul.