Protesta në solidaritet me të burgosurit politikë në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31402-protesta_në_solidaritet_me_të_burgosurit_politikë_në_bahrejn
Qytetarët e Bahrejnit kanë protestuar në rajone të ndryshme të këtij vendi për tu solidarizuar me të burgosurit politikë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 16, 2016 12:27 Europe/Tirane
  • Protesta në solidaritet me të burgosurit politikë në Bahrejn

Qytetarët e Bahrejnit kanë protestuar në rajone të ndryshme të këtij vendi për tu solidarizuar me të burgosurit politikë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se qytetarët e Bahrejnit të shtunën në rajone të ndryshme të këtij vendi kanë organizuar protesta të gjera për të deklaruar solidaritetin e tyre me të burgosurit politik dhe me Shejkh Isa Kasem, liderin e myslimanëve shiitë të Bahrejnit. Pjesëmarrësit në këto protesta kanë dënuar sulmin e forcave të regjimit Al Khalifa në shtëpitë e dijetarëve fetarë dhe të aktivistëve politikët dhe për të drejtat e njeriut, si dhe kanë theksuar për insistimin në realizimin e kërkesave të tyre revolucionare. Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar ndërprerjen e procesit gjyqësor kundër Shejkh Isa Kasem dhe lirimin e të burgosurve politikë. Vlen të theksohet se qarqet e të drejtave të njeriut të nivelit ndërkombëtar shumë herë kanë dënuar politikat e dhunshme të regjimit Al Khalifa kundër aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe ndalimin e tyre që të bahskëpunojnë e organizatat ndërkombëtare.