Rusia: Në Lozanë është folur për një Siri unike dhe sekulare
Ministria e jashtme e Sirisë ka njoftuar se në takimin e Lozanës është theksuar për krijimin e një Sirie unike dhe sekulare.
Sipas deklaratës së lëshuar nga ministria e jashtme e Rusisë në takimin e Lozanës është theksuar ndarja dhe veçimi i grupeve terroriste ISIS dhe fronti Nusra nga grupet e tjera të armatosura në Siri. Pjesëmarrësit në këtë takim kanë arritur në përfundimin se janë sirianët ata të cilët do të përcaktojnë fatin e vendit të tyre me anë të bisedimeve. Të gjithë pjesëmarrësit në takimin e Lozanës janë shprehur të angazhuar për të respektuar sovranitetin e Sirisë si një vend sekular. Ministria e jashtme e Rusisë tha se sulmet e Moskës kundër ISIS dhe frontit Nusra do të vazhdojnë. Ndërkohë Damasku nga ana e tij është shprehur se në takimin e Lozanës janë arritur disa akorde, me anë të të cilave mund të shpresohet në vendosjen e armëpushimit në Siri.