Fillojnë sulmet artilerike kundër pozicioneve të ISIS në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31420-fillojnë_sulmet_artilerike_kundër_pozicioneve_të_isis_në_mosul
Forcat irakiane të sigurisë bën të ditur se njësitë e artilerisë së ushtrisë irakiane kanë filluar bombardimin e pozicioneve të ISIS në pjesën lindore të qytetit Mosul.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2016 16:19 Europe/Tirane
  • Fillojnë sulmet artilerike kundër pozicioneve të ISIS në Mosul

Forcat irakiane të sigurisë bën të ditur se njësitë e artilerisë së ushtrisë irakiane kanë filluar bombardimin e pozicioneve të ISIS në pjesën lindore të qytetit Mosul.

Forcat irakiane të përkrahura edhe nga forcat ajrore amerikane, kanë nisur bombardime të ashpra duke shkatërruar shumë pozicione dhe objekte të ISIS në Mosul. Koordinimi i sulmeve ajrore të amerikanëve dhe të bombardimeve artilerike të ushtrisë irakiane, kanë shkaktuar tmerr dhe panikë në radhët e terroristëve të ISIS të përqendruar në Mosul. Selim Al Xhaburi, kryetar i parlamentit të Irakut, deklaroi se në operacionin për çlirimin e Mosulit, përveç forcave të ushtrisë irakiane marrin pjesë edhe forcat kurdë Pishmerga si dhe forcat vullnetare shiite, sunite dhe të krishtera.