Paralajmërohet për përkeqësimin e situatës në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31498-paralajmërohet_për_përkeqësimin_e_situatës_në_gaza
Organizatat lokale palestineze të dielën kanë paralajmëruar për përkeqësimin edhe më të madh të situatës njerëzore në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2016 04:03 Europe/Tirane
  • Paralajmërohet për përkeqësimin e situatës në Gaza

Organizatat lokale palestineze të dielën kanë paralajmëruar për përkeqësimin edhe më të madh të situatës njerëzore në Rripin e Gazës.

Këto organizata kanë deklaruar se situata njerëzore në Rripin e Gazës është përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme dhe ka shkuar deri në atë masë saqë niveli i papunësisë në këtë rajon është shtuar me 42% dhe rreth 65% e banorëve të Rripit të Gazës po jetojnë nën nivelin e varfërisë, ndërsa 38 % e tyre po jetojnë në varfërinë absolute. Agjencia e lajmeve PETRA njoftoi se rreth 80% e banorëve të Rripit të Gazës janë mbështetur vetëm në ndihma humanitare. Sipas këtyre organizatave, vazhdimi i bllokadës së paligjshme dhe anti-njerëzore të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës është bërë shkak për përkeqësimin edhe më të madh të situatës në këtë rajon.