Detyrat e forcave peshmerga në çlirimin e qytetit Mosul
(last modified Mon, 17 Oct 2016 05:50:43 GMT )
Tetor 17, 2016 07:50 Europe/Tirane
  • Detyrat e forcave peshmerga në çlirimin e qytetit Mosul

Me nisjen e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul, kryetari i rajonit të Kurdistanit të Irakut ka thënë se forcat peshmerga marrin pjesë në këtë operacion pa ndonjë ambicie etnike apo fetare dhe vetëm për shkak të prirjeve nacionale dhe kombëtare.

Masud Barzani, kryetar i rajonit të Kurdistanit të Irakut ka thënë se forcat peshmerga kanë për detyrë të përballen me çdokënd i cili gjatë operacionit për çlirimin e Mosulit nuk do të prirje nacionaliste dhe kombëtare të Irakut. Barzani tha se lufta me terroristët e ISIS është futur në një fazë të ndjeshme dhe forcat kurde peshmerga do të japin kontributin e tyre në operacionin kundër ISIS për çlirimin e  Mosulit në koordinim të plotë me forcat e ushtrisë së Irakut. Ditën e shtunë, Masud Barzani deklaroi se forcat peshmerga dhe ato të ushtrisë irakiane kanë arritur një akord lidhur me operacionin në Mosul dhe për monitorimin dhe administrimin e këtij qyteti pas dëbimit të ISIS, është krijuar këshilli i përbashkët politik me Bagdadin. Deklarata e Barzanit për të përcaktuar detyrat e forcave peshmerga tregon për unitetin e Irakut në luftën kundër terrorizmit dhe operacionin për çlirimin e Mosulit. Mosuli është qendra e provincës Ninva të Irakut i cili mbahet i pushtuar nga ISIS që prej vitit 2014. Pas dëbimit të terroristëve nga shumë zona të Irakut, tani ka nisur operacioni për çlirimin e bastionit të fundit dhe më të rëndësishëm të grupit terrorist ISIS, d.m.th. Mosuli. Në orët e para të mëngjesit, kryeministri Ebadi në një njoftim për shtyp tha; Ka ardhur koha e fitores dhe operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur. Kryeministri irakian u kërkoi banorëve të Mosulit që të bashkëpunojnë me forcat irakiane dhe tha se operacioni për çlirimin e Mosulit drejtohet nga forcat irakiane dhe ato forca që do të futen në qytetin Mosul do të jenë forcat e ushtrisë dhe të policisë dhe asnjë forcë tjetër ushtarake. Me urdhër të kryeministrit, forcat e ushtrisë irakiane nisën menjëherë operacionin për çlirimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve dhe përkrah këtyre forcave kontribut do të japin edhe forcat vullnetare dhe ato peshmerga. Për momentin forcat e ushtrisë irakiane dhe ato peshmerga kanë bombarduar qendrën e qytetit Mosul, ndërsa forcat vullnetare kanë sulmuar tunelet dhe bunkerët e grupit terrorist ISIS në jug të Mosulit. Ndërkohë dëshmitarë okularë njoftojnë se krerët e ISIS së bashku me familjet e tyre janë duke u larguar për në drejtim të qytetit Raka në Siri. Operacioni për çlirimin e qytetit Mosul ka nisur me sulme me predha dhe raketa në tre drejtime. Lufta kundër ISIS ka arritur në një fazë të ndjeshme dhe fryma nacionale dhe kombëtare në frontin e luftës në Mosul është garantuese e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit kombëtar të Irakut në të ardhmen.

 


 

Tags