Nis operacioni për çlirimin e qytetit Mosul
Kryeministri i Irakut, Hejdar Ebadi, njoftoi nisjen e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS.
Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam të lajmeve, në orët e para të mëngjesit, kryeministri Ebadi në një njoftim për shtyp tha; Ka ardhur koha e fitores dhe operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur. Kryeministri irakian u kërkoi banorëve të Mosulit që të bashkëpunojnë me forcat irakiane dhe tha se operacioni për çlirimin e Mosulit drejtohet nga forcat irakiane dhe ato forca që do të futen në qytetin Mosul do të jenë forcat e ushtrisë dhe të policisë dhe asnjë forcë tjetër ushtarake. Me urdhër të kryeministrit, forcat e ushtrisë irakiane nisën menjëherë operacionin për çlirimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve dhe përkrah këtyre forcave kontribut do të japin edhe forcat vullnetare dhe ato peshmerga. Për momentin forcat e ushtrisë irakiane dhe ato peshmerga kanë bombarduar qendrën e qytetit Mosul, ndërsa forcat vullnetare kanë sulmuar tunelet dhe bunkerët e grupit terrorist ISIS në jug të Mosulit. Ndërkohë dëshmitarë okularë njoftojnë se krerët e ISIS së bashku me familjet e tyre janë duke u larguar për në drejtim të qytetit Raka në Siri. Operacioni për çlirimin e qytetit Mosul ka nisur me sulme me predha dhe raketa në tre drejtime.