Ushtria turke pretendon se ka trajnuar rreth 1500 forca irakiane
(last modified Mon, 17 Oct 2016 10:59:56 GMT )
Tetor 17, 2016 12:59 Europe/Tirane
  • Ushtria turke pretendon se ka trajnuar rreth 1500 forca irakiane

Ushtria turke ka pretenduar se në bazën Bashiga ka trajnuar 1500 forca ushtarake.

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuteres, burime të ushtrisë turke njoftuan se gjysma e 3 mijë ushtarëve që janë trajnuar në bazën Bashiga kanë marrë pjesë në operacionin për çlirimin e qytetit Mosul dhe pjesa tjetër ndodhet në këtë bazë si forca rezervë. Forcat që trajnohen në këtë bazë janë shiitë, izedi, të krishterë dhe turkmenë. Turqia dhe Iraku kohët e fundit kanë pasur tensione të shumta sidomos pas vendimit të parlamentit të Turqisë për shtyrjen edhe për 1 vit të misionit të ushtrisë turke në territorin e Irakut. Parlamenti i Irakut ka kërkuar largimin e forcave turke nga baza Bashiga. Mirëpo presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka mbajtur qëndrim të ashpër dhe ka thënë se forcat turke do të qëndrojnë në Irak edhe për 1 vit. Ai së bashku me disa funksionarë të tjerë të Turqisë, shpeshherë kanë bërë deklarata përçarëse lidhur me praninë e forcave shiite në operacionin për çlirimin e qytetit Mosul dhe kanë pretenduar se në Mosul duhet të qëndrojnë vetëm sunitët, turkmenët dhe kurdët suni.

Tags