Kushtet themelore të Ansarulla për armëpushim në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31552-kushtet_themelore_të_ansarulla_për_armëpushim_në_jemen
Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit e ka kushtëzuar fillimin e negociatave nën mbikëqyrjen e OKB me vendosjen e armëpushimit të gjithanshëm dhe me heqjen e bllokadës kundër popullit të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 17, 2016 11:56 Europe/Tirane
  • Kushtet themelore të Ansarulla për armëpushim në Jemen

Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit e ka kushtëzuar fillimin e negociatave nën mbikëqyrjen e OKB me vendosjen e armëpushimit të gjithanshëm dhe me heqjen e bllokadës kundër popullit të Jemenit.

Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i lëvizjes Ansaurlluah të Jemenit, në reagim ndaj kërkesës së Londrës dhe të Uashingtonit për vendosjen e armëpushimit në Jemen, theksoi se armëpushimi i gjithanshëm dhe heqja e bllokadës kundër popullit të Jemenit, janë kushtet themelore për fillimin e procesit të negociatave nën mbikëqyrjen e OKB. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abdusalam në faqen e tij në Twitter ka shkruar: "Vendosja e armëpushimit të gjithanshëm duke përfshirë tokën, detin, ajrin, si dhe heqja e plotë e bllokadës kundër popullit të Jemenit, janë kërkesat e kërkuara të gjithë qytetarët e Jemenit. Negociatat nën hijen e agresionit ushtarak, janë vetëm humbje e kohës. Këto deklarata të zëdhënësit të Ansarullah janë bërë në reagim ndaj kërkesës së shefave të diplomacisë së Amerikës dhe Anglisë në takimin e Londrës për vendosjen e armëpushimit të menjëhershëm në Jemen. Xhon Kerri, sekretari amerikan i shtetit, pas takimit me homologun e tij anglez në Londër, deklaroi se ai sëbashku me Xhonson dhe Valad Shejkh Ahmed kanë kërkuar vendosjen e armëpushimit në Jemen në kohën më të shpejtë të mundshme, do të thotë të hënën dhe të martën e kësaj jave. Vlen të theksohet se në takimin e Londrës ku ishte i pranishëm edhe ministri i jashtëm saudit dhe Valad Shejkh Ahmed, nuk është folur fare për heqjen e bllokadës së hekurt kundër popullit të Jemenit.