Barzani: Përgatitjet për ofensivën e Mosulit kanë përfunduar
Lideri i kurdëve të Irakut, Massud Barzani ka njoftuar sot se përgatitjet për operacionin për çlirimin e Mosulit ka përfunduar dhe është koha që beteja të fillojë.
“Ka ardhur koha të fillojmë çlirimin e Mosulit”, ka shkruar Barzani, në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter. Forcat nga rajoni autonom kurd në Irak pritet të luajnë rol kyç në ofenzivën e mbështetur nga qeveria irakiane dhe koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS për rimarrjen e qytetit të Mosulit, i cili ra nën kontrollin e grupit terrorist ISIS në korrik të vitit 2014. Data e fillimit të këtij operacioni pritet të publikohet së shpejti por pritet që beteja të jetë e vështirë dhe komplekse. Luftimet në Mosul mund të nxisin fillimin e një krize humanitare. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një milion njerëz mund të zhvendoset për shkak të luftimeve, gjatë periudhës së dimrit.