Barzani: Përgatitjet për ofensivën e Mosulit kanë përfunduar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31573-barzani_përgatitjet_për_ofensivën_e_mosulit_kanë_përfunduar
Lideri i kurdëve të Irakut, Massud Barzani ka njoftuar sot se përgatitjet për operacionin për çlirimin e Mosulit ka përfunduar dhe është koha që beteja të fillojë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2016 17:28 Europe/Tirane
  • Barzani: Përgatitjet për ofensivën e Mosulit kanë përfunduar

Lideri i kurdëve të Irakut, Massud Barzani ka njoftuar sot se përgatitjet për operacionin për çlirimin e Mosulit ka përfunduar dhe është koha që beteja të fillojë.

“Ka ardhur koha të fillojmë çlirimin e Mosulit”, ka shkruar Barzani, në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter. Forcat nga rajoni autonom kurd në Irak pritet të luajnë rol kyç në ofenzivën e mbështetur nga qeveria irakiane dhe koalicioni ndërkombëtar kundër ISIS për rimarrjen e qytetit të Mosulit, i cili ra nën kontrollin e grupit terrorist ISIS në korrik të vitit 2014. Data e fillimit të këtij operacioni pritet të publikohet së shpejti por pritet që beteja të jetë e vështirë dhe komplekse. Luftimet në Mosul mund të nxisin fillimin e një krize humanitare. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se një milion njerëz mund të zhvendoset për shkak të luftimeve, gjatë periudhës së dimrit.