Turqia më në fund synon të pajtohet me Irakun
Tetor 17, 2016 17:37 Europe/Tirane
Qeveria turke duke dërguar delegacionin e pajtimit në Bagdad, synon të marrë miratimin e qeverisë së Irakut për qëndrimin e forcave turke në bazën Bashika në veri të Irakut.
Mediat turke njoftuan se Ankaraja ka dërguar një delegacion në Bagdad për të diskutuar kundërshtimin e qeverisë së Irakut ndaj pranisë së forcave turke në territorin irakian. Ky delegacion kryesohet nga Umit Jalxhin, zv/ministër i jashtëm turk, në një kohë kur cështja e dislokimit të forcave turke në bazën Bashika në veri të Mosulit i ka tensionuar dukshëm marrëdhëniet mes Irakut dhe Turqisë. Kryeministri irakian Heidar Ebadi ka kundërshtuar pjesëmarrjen e forcave turke në operacionin për çlirimin e Mosulit.
Tags