Zbatohet plani i armëpushimit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31624-zbatohet_plani_i_armëpushimit_në_jemen
Përfaqësuesi i OKB për çështjet e Jemenit ka thënë se plani i armëpushimit në këtë vend do të zbatohet prej ditës së enjte.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 18, 2016 06:50 Europe/Tirane
  • Zbatohet plani i armëpushimit në Jemen

Përfaqësuesi i OKB për çështjet e Jemenit ka thënë se plani i armëpushimit në këtë vend do të zbatohet prej ditës së enjte.

Ismail Ould Sheik Ahmed, përfaqësuesi special i OKB për çështjen e Jemenit tha se grupet dhe subjektet politike në Jemen kanë dhënë garanci për zbatimin e armëpushimit që nga e enjtja dhe për 72 orët e ardhshme. Abdul’malek Mekhlafi, ministër i jashtëm i qeverisë së dorëhequr të Jemenit ka thënë se Abdarabuh Mansur Hadi presidenti i vetë dorëhequr të Jemenit ka rënë dakord për zbatimin e  një armëpushimit 72 orësh në Jemen. Vlen të theksohet se Jemeni bombardohet prej marsit të vitit 2015 nga avionët luftarakë të Arabisë Saudite, e cila ka nisur sulmet kundër Jemenit me dritën jeshile të Amerikës dhe në bashkëpunim me disa vende arabe të rajonit.