40 raketa hidhen drejt qendrave të ushtarëve sauditë në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31648-40_raketa_hidhen_drejt_qendrave_të_ushtarëve_sauditë_në_jemen
Forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës së Jemenit kanë hedhur 40 raketa drejt qendrave të forcave ushtarake saudite.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 18, 2016 12:43 Europe/Tirane
  • 40 raketa hidhen drejt qendrave të ushtarëve sauditë në Jemen

Forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës së Jemenit kanë hedhur 40 raketa drejt qendrave të forcave ushtarake saudite.

Faqja informative Al Ahd njoftoi se njësitë raketore të forcave të ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit të hënën kanë hedhur 40 raketa në drejtim të qendrave në të cilat ishin mbledhur forcat ushtarake saudite në korridorin Khadra'e në provincën Nexhran ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra ushtarë sauditë. Në këtë sulm raketor është shkatërruar një sasi e madhe e pajisjeve luftarake të forcave saudite. Forcat jemenase gjithashtu kanë hedhur disa raketa në drejtim të pozicioneve të ushtrisë saudite në rajonin Zur dhe Ghavije në provincën Naxhran. Forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit gjatë sulmeve të tyre kundër forcave saudite në rajonet Mahruk, Al-Keres dhe Ghavije u kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha forcave saudite.