Muhamed Bin Selman u ka dhënë ryshfete të majme gazetarëve
Kent Ruth, drejtori ekzekutiv i organizatës Human Rights Watch në një mesazh të tij në Twitter tha se Muhamed Bin Sleman zv/trashëgimtari i mbretit në Arabinë Saudite u ka dhënë ryshfete të majme gazetarëve të huaj.
Sipas tij ata gazetarë të cilët mbështesin, vlerësojnë dhe propagandojnë artikujt e Selman, shpërblehen me 100 mijë dollarë. Më herët shumë aktivistë në Twitter kanë thënë se zv/trashëgimtari njëkohësisht ministër i mbrojtjes i Arabisë Saudite ka bërë përpjekje të shumta për të parandaluar publikimin e skandaleve të tij në rrjetet sociale. Krimet e Arabisë Saudite në Jemen dhe në Siri ka ngjallur pakënaqësinë e shumë personave ndaj familjes mbretërore. Ministri i mbrojtjes i Arabisë Saudite është një prej faktorëve kryesorë të sulmit kundër Jemenit më 26 mars 2015.