Filloi armëpushimi 72 orësh në Jemen
Në Jemen ka filluar të zbatohet armëpushimi 72 orësh.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se armëpushimi 72 orësh me mundësi vazhdimi në Jemen, ka filluar të zbatohet që nga orët e para të ditës së enjte (sot). Burimet informative kanë deklaruar se mbreti Selman i Arabisë Saudite të mërkurën me kërkesë të Abdorabe Mansur Hadi, presidentit në dorëheqje i Jemenit, është pajtuar me vendosjen e armëpushimit në Jemen. Kjo është në kohën kur regjimi Al Saud që nga viti 2015, me mbështetjen e Amerikës dhe të disa vendeve arabe ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer në pushtet Abdorabe Mansur Hadi. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë së Jemenit në raportin e saj më të fundit, ka deklaruar se gjatë sulmeve ushtarake të koalicionit saudit në 19 muajt e kaluar kundër popullit të Jemenit, janë vrarë mbi 8000 civilë jemenas dhe janë plagosur 19500 të tjerë.