Plagosen oficerët rusë në Siri
Terroristët kanë shkelur armëpushimin në Siri dhe kanë plagosur tre oficerë rus në korridorin Haj Al-Mashrik në provincën e Alepos.
Burimet informative të Rusisë kanë njoftuar se snajperistët e grupeve terroriste të enjten kanë shkelur armëpushimin e vendosur në provincën Alepo të Sirisë dhe kanë plagosur tre oficerë rusë pjesëtarë të misionit për zbatimin e armëpushimit në Alepo. Sipas këtij burimi, terroristët gjithashtu me armë të lehta dhe gjysmë të rënda kanë sulmuar edhe pozicionet e ushtrisë së Sirisë në rajonin e rrugës Kastilo. Ky veprim i terroristëve është bërë në kohën kur Rusia dhe Siria që nga ora 08:00 e ditës së enjte deri në pasditen e ditës së premte sipas kërkesës së OKB kanë shpallur armëpushim për të krijuar kushtet për largimin e banorëve nga korridoret e pjesës lindore të Alepos dhe gjithashtu për dorëzimin e armëve nga personat e armatosur. Në lidhje me këtë Shejkh Ahmed Badrudin Hasun, kryemyftiu i Sirisë, të enjten duke iu drejtuar terroristëve të vendosur në pjesën lindore të qytetit Alepo në veri të Sirisë, ka kërkuar që ta shfrytëzojnë rastin e armëpushimit dhe të dorëzohen duke dorëzuar edhe armët pranë forcave të qeverisë së Sirisë. Sipas Sergei Shoigu, ministrit të mbrojtjes së Rusisë, armëpushimi në Alepo është vazhduar edhe për 24 orë.
 
							 
						 
						