Kryemyftiu i Sirisë kërkon nga terroristët që të dorëzohen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i31969-kryemyftiu_i_sirisë_kërkon_nga_terroristët_që_të_dorëzohen
Kryemyftiu i Sirisë ka kërkuar nga terroristët e vendosur në veri të këtij vendi që të dorëzohen para fillimit të operacioneve gjithëpërfshirëse të forcave të ushtrisë së Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 21, 2016 04:28 Europe/Tirane
  • Kryemyftiu i Sirisë kërkon nga terroristët që të dorëzohen

Kryemyftiu i Sirisë ka kërkuar nga terroristët e vendosur në veri të këtij vendi që të dorëzohen para fillimit të operacioneve gjithëpërfshirëse të forcave të ushtrisë së Sirisë.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Shejkh Ahmed Badrudin Hasun, kryemyftiu i Sirisë, të enjten iu ka drejtuar terroristëve të huaj të vendosur në pjesën lindore të Alepos në veri të Sirisë dhe ka kërkuar nga atë që të dorëzohen dhe të dorëzojnë armët e tyre pranë forcave të qeverisë së Sirisë. Shejkh Badrudin Hasun gjithashtu ka kërkuar nga terroristët e huaj që të kthehen në vendet e tyre. Vlen të theksohet se terroristët në pjesën lindore të qytetit Alepo janë përleshur mes vete për shkak të mosmarrëveshjes në lidhje me largimin e tyre në kjo zonë. Ndërkohë, për herë të parë pas pesë viteve ka filluar funksionimi i linjës hekurudhore Homs-Tortus në Siri dhe të enjten treni i parë me mallra të ndryshëm nga Tortusi ka hyrë në qytetin Homs. Nga ana tjetër, terroristët të enjten kanë sulmuar me predha rajonin Hamdanije të Sirisë ku si pasojë është vrarë një vajzë e vogël siriane dhe janë plagosur dhjetë persona të tjerë.