Plani 5-pikësh i De Misturas për Alepon
I dërguari special i OKB për cështjet e Sirisë, duke raportuar para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në lidhje me situatën në qytetin Alepo në veri të Sirisë, prezantoi një plan prej 5 pikash dhe theksoi se bobmardimet dhe luftimet përgjatë vijës ndarëse të lindjes dhe perëndimit të Alepos duhet të ndalen menjëherë.
Stefan De Mistura tha se Fronti Al Nusra që cilësohet nga OKB si një grup terrorist, duhet të largohet menjëherë nga Alepo. Ai kërkoi heqjen e plotë të rrethimit të zonës lindore të Alepos me qëllim që të sigurohet kalimi i ndihmave humanitare për popullsinë. I dërguari special i OKB për cështjet e Sirisë tha se zyra administrative e pjesës lindore të Alepos duhet të mbetet e paprekur dhe kërkoi garanci nga qeveria siriane për ndaljen e ofensivës ushtarake në Alepo.