Vrasja e grave dhe fëmijëve në Kirkuk
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32035-vrasja_e_grave_dhe_fëmijëve_në_kirkuk
Gjatë kohës së kryerjes së sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar në një xhami në jug të Kirkukut, janë vrarë dhe plagosur disa civilë irakian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 21, 2016 17:49 Europe/Tirane
  • Vrasja e grave dhe fëmijëve në Kirkuk

Gjatë kohës së kryerjes së sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar në një xhami në jug të Kirkukut, janë vrarë dhe plagosur disa civilë irakian.

Po ashtu mësohet se terroristë të armatosur  kanë sulmuar objektivat qeveritare në qytetin Kirkuk të Irakut. Zyrtarë të sigurisë thanë se sulmuesit kanë pasur të veshur jelekë me eksplozivë dhe kanë sulmuar selinë e policisë, pika të kontrollit dhe patrulla të policisë. Dëshmitarët kanë thënë se një varg shpërthimesh kanë goditur qytetin dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë. Grupi terrorist ISIS ka thënë se qëndron prapa këtij sulmi, i cili vjen në kohën kur forcat irakiane dhe ato kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar, kanë nisur një ofensivë për të çliruar qytetin e Mosulit. Guvernatori i Kirkukut, Nijamdin Karik është cituar të ketë thënë se terroristët nuk kanë marrë nën kontroll asnjë ndërtesë qeveritare.