Plani 5 pikësh i De Mistura, përse vetëm për Alepon
I dërguari special i OKB për çështjet e Sirisë, duke raportuar para Asamblesë së Përgjithshme të OKB në lidhje me situatën në qytetin Alepo në veri të Sirisë, prezantoi një plan prej 5 pikash dhe theksoi se bombardimet dhe luftimet përgjatë vijës ndarëse të lindjes dhe perëndimit të Alepos duhet të ndalen menjëherë.
Stefan De Mistura tha se Fronti Al Nusra që cilësohet nga OKB si një grup terrorist, duhet të largohet menjëherë nga Alepo. Ai kërkoi heqjen e plotë të rrethimit të zonës lindore të Alepos me qëllim që të sigurohet kalimi i ndihmave humanitare për popullsinë. I dërguari special i OKB për çështjet e Sirisë tha se zyra administrative e pjesës lindore të Alepos duhet të mbetet e paprekur dhe kërkoi garanci nga qeveria siriane për ndaljen e ofensivës ushtarake në Alepo. Në Alepo të Sirisë ka hyrë në fuqi armëpushimi humanitar, për t’u mundësuar civilëve, por edhe terroristëve, largimin nga qyteti para se të rinisin bombardimet. Armëpushimi i njëanshëm, i njoftuar nga Rusia, do të zgjasë disa ditë. Tetë korridore për largimin nga qyteti janë ofruar për banorët në lindje të tij. Bombardimet ruso-siriane janë ndaluar që prej së martës. Nga ana e tyre, terroristët e kanë refuzuar ofertën dhe raportohet se në një prej korridoreve po zhvillohen luftime. Ndërkohë, burime opozitare bëjnë të ditur se deri tani fare pak civilë janë evakuuar. Terroristët në Alepo po kalojnë ditë të vështira pasi ushtria siriane e përkrahur nga forcat ruse nga ajri dhe nga forcat e Hezbullahut të Libanit dhe me mbështetjen e konsulentëve ushtarakë të Iranit, ka avancuar shumë në Alepo duke vrarë shumë terroristë. Duke qenë se Alepo është një qytet 310 km larg Damaskut dhe 60 km larg kufirit me Turqinë, kontrollimi i këtij qyteti ka rëndësi të madhe për ushtrinë e Sirisë e cila nëse kontrollon këtë qytet i afrohet kufirit me Turqinë dhe kjo nuk është ajo që kërkon Turqia. Fitorja e ushtrisë siriane në qytetin Alepo konsiderohet edhe si disfatë dhe dështim i Amerikës përballë Rusisë. Amerika po përdor të gjitha mundësitë dhe mjetet e saj me qëllim që ushtria siriane të mos fitojë në Alepo dhe në këtë qytet të qëndrojnë kundërshtarët me qëllim që balanca të mos anojë në anë të Rusisë. Mirëpo kushtet aktuale tregojnë një disfatë të Amerikës. Megjithatë i dërguari i posaçëm i OKB, Stefan De Mistura ka prezantuar një plan i cili nuk përputhet me realitetin në Alepo. Në këtë plan është theksuar ndërprerja e plotë e bombardimeve, përleshjeve dhe konflikteve në pjesët lindore dhe perëndimore si dhe ato qendrore të Alepos. Ndërprerja e luftës në Alepo është një mundësi që terroristët të largohen nga qyteti. Në pikën e dytë të planit të De Mistura me qëllim mbrojtjen e terroristëve thuhet se grupet terroriste mes tyre fronti Nusra që nga OKB njihet si grup terrorist duhet të largohen nga qyteti Alepo. Në këtë mes lind pyetja se në atë kohë kur Alepo kontrollohej nga fronti Nusra grup që kryente krime nga më të tmerrshmet ndaj popullit sirian, përse OKB nuk kërkoi që ky grup të largohet nga qyteti Alepo? Në pikën e tretë të planit të Mistura kërkohet heqja e plotë e rrethimit të Alepos me qëllim që të hapet rruga e dërgimit të ndihmave humanitare. Lind pyetja se përse De Mistura nuk merakoset për qytezat Fua dhe Kaferia të cilat prej muajsh u është hequr rrethimi, mirëpo deri më sot nuk kanë marrë asnjë ndihmë humanitare. Tek pika e katërt dhe e pestë e planit të De Mistura thuhet se zyra administrative autonome e Alepos duhet të vazhdojë punën e saj në formë të pavarur ndërsa qeveria siriane duhet të japë garanci për ndërprerjen e luftimeve në Alepo. Mesa duke De Mistura me këtë plan kërkon të shpëtojë Amerikën. Turqinë dhe terroristët në Alepo të cilët kanë pësuar disfatë dhe kanë dështuar.