Fjala e Amar Hakim në Konferencën e zgjimit islamik
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32167-fjala_e_amar_hakim_në_konferencën_e_zgjimit_islamik
Kryetari i Këshillit suprem islamik të Irakut, Konferencën e zgjimit islamik në Bagdad e cilësoi si një rast për fitoren e popullit irakian përballë terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2016 15:43 Europe/Tirane
  • Fjala e Amar Hakim në Konferencën e zgjimit islamik

Kryetari i Këshillit suprem islamik të Irakut, Konferencën e zgjimit islamik në Bagdad e cilësoi si një rast për fitoren e popullit irakian përballë terroristëve.

Sejed Amar Hakim në konferencën e nëntë të Këshillit të lartë të Asamblesë botërore të zgjimit islamik që po zhvillohet në Bagdad, deklaroi se populli, qeveria dhe grupet politike të Irakut, duhet të shkojnë të bashkuar në luftën kundër terroristëve. Duke folur para dijetarëve dhe personaliteteve islamike shiite dhe sunite nga 22 vendet islame, Amar Hakim theksoi se çështja e Palestinës vazhdon të jetë cështje primare e botës islame dhe shtoi se nuk duhet të lejohet të rinjtë të helmohen nga idetë takfiriste. Ai tha se zgjimi islamik është një proces i gjatë dhe dijetarët dhe personalitetet kulturore dhe shkencore kanë përgjegjësinë kryesore në realizimin e këtij procesi.