Hetim në lidhje me sulmin kundër karvanit humanitar në Siri
Tetor 22, 2016 15:43 Europe/Tirane
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka krijuar një komitet hetimor të pavarur për të hetuar mbi sulmin kundër karvanit me ndihma humanitare në Siri.
Ky sulm u krye më 19 shtator në pjesën perëndimore të Alepos dhe të paktën 18 persona humbën jetën në këtë sulm. Uashingtoni akuzon Moskën për këtë sulm, ndërsa Rusia i hodhi poshtë këto akuza dhe deklaroi se sulmi kundër karvanit humanitar është kryer nga terroristët e përkrahur nga perëndimi dhe disa vende arabe të rajonit. Komiteti hetimor i OKB do të fillojë hetimet gjatë ditëve të ardhshme dhe për rezultatin e hetimeve do të raportojë tek sekretari i përgjithshëm i OKB.
Tags