ISIS ekzekuton 284 banorë në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32179-isis_ekzekuton_284_banorë_në_mosul
ISIS ka ekzekutuar 284 burra e fëmijë ndërkohë që forcat e koalicionit po afrohen në Mosul, tha një burim i inteligjencës irakiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2016 15:45 Europe/Tirane
  • ISIS ekzekuton 284 banorë në Mosul

ISIS ka ekzekutuar 284 burra e fëmijë ndërkohë që forcat e koalicionit po afrohen në Mosul, tha një burim i inteligjencës irakiane.

Personat e vrarë ditë më parë janë grumbulluar në qytet, për t’u përdorur si mburojë njerëzore kundër sulmeve që po detyrojnë luftëtarët e ISIS të dalin jashtë Mosulit. ISIS përdori një buldozer për të futur trupat në një varr masiv në skenën e ekzekutimeve. Të gjithë viktimat u qëlluan dhe disa prej tyre ishin fëmijë, tha një burim që kërkonte anonimatin. Kombet e Bashkuara më herët thanë se është një shqetësim serioz fakti që ISIS ka marrë 550 familje nga fshatrat në Mosul dhe po i përdorin ato si mburoje njerëzore ndërsa forcat kurde dhe irakiane po luftojnë grupin e terrorit për të kontrolluar qytetin e dytë më të madh të Irakut. 200 familje nga fshati Samala dhe 350 familje nga Najafia u detyruan të braktisnin shtëpitë, ndërkohë që militantët e IS sulmuan ndërtesat e sigurisë në Kirkuk, 175 km në juglindje të Mosulit.