Ushtria siriane bombardon pozicionet e ISIS
Avionët luftarakë të ushtrisë siriane sulmuan sot pozicionet e grupit terrorist ISIS në rajonet jugore të qytetit Dejrul Zur në lindje të Sirisë, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë.
Gjithashtu mësohet se në këtë sulm i janë shkaktuar humbje të rënda materiale grupit terrorist ISIS. Forcat e ushtrisë siriane shkatërruan edhe një tank të terroristëve në rajonin Han Al Shejh në Guten perëndimore, duke vrarë të gjithë terroristët që ndodheshin në këtë tank. Gjatë ditës së sotme terroristët u përpoqën të sulmojnë pozicionet e ushtrisë siriane në rajonin Kunejtra në jug të Sirisë, por forcat siriane u kundërpërgjigjën duke vrarë të paktën 15 terroristë. Kanali televiziv libanez Al Mejadin njoftoi se 20 tanke të ushtrisë turke kanë hyrë sot në veri të provincës Alepo në veri të Sirisë.