Zhvillimet politike dhe të sigurisë në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32242-zhvillimet_politike_dhe_të_sigurisë_në_jemen
Avionët luftarakë të regjimit Al Saud po vazhdojnë krimet e tyre kundër popullit të pambrojtur të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 23, 2016 04:28 Europe/Tirane
  • Zhvillimet politike dhe të sigurisë në Jemen

Avionët luftarakë të regjimit Al Saud po vazhdojnë krimet e tyre kundër popullit të pambrojtur të Jemenit.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se si pasojë e sulmeve të avionëve luftarak të Arabisë Saudite në provincat Sa'de, Xhuf, Meareb dhe Haxhe janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra civilë të tjerë jemenas. Sipas burimeve informative, si pasojë e sulmeve raketore të forcave mercenare saudite në provincën Meareb janë shkatërruar objekte të sistemit të ujësjellësit, ura ndërlidhëse dhe disa fabrika në qytetin Sirvah të kësaj province. Megjithëkëtë, forcat e përbashkëta jemenase kanë asgjësuar sulmin e forcave mercenare saudite në disa qytete të provincës Xhuf. Forcat jemenase gjithashtu kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë së Arabisë Saudite në provincën Nexhran dhe kanë vrarë me dhjetëra pjesëtarë të forcave ushtarake saudite. Nga ana tjetër, kanali informativ Al Alam njoftoi se avionët luftarakë të regjimit Al Saud gjatë sulmeve të tyre në rajonin Mejdi në provincën Haxhe kanë vrarë 35 pjesëtarë të forcave mercenare saudite. Këto mercenarë ishin arratisur nga beteja me forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit. Ndërkohë, Parlamenti i Jemenit ka lëshuar një deklaratë dhe ka kërkuar nga OKB dhe nga KS i OKB që të zbatojnë përgjegjësitë e tyre dhe të marrin masat përkatëse për t'i dhënë fund luftës në Jemen.