Çlirohet një qytet tjetër në provincën Ninva të Irakut
Tetor 23, 2016 04:58 Europe/Tirane
Forcat irakiane në vazhdim të avancimeve të tyre në provincën Ninva në veri të Irakut, kanë çliruar qytetin me popullatë krishtere Korre Kush dhe kanë marrë nën kontroll të plotë këtë rajon.
Agjencia e lajmeve France Press njoftoi se ushtria irakiane ka deklaruar se njësitet e ushtrisë së Irakut kanë hyrë në qytetin Korre Kush në juglindje të Mosulit në provincën Ninva dhe janë duke spastruar këtë qytet nga terroristët e armatosur. Forcat irakiane po përgatiten për operacione të tjera për ta çliruar qytetin tjetër me popullatë të krishtere Kremlis. Forcat irakiane gjatë një përleshje në afërsi të qytetit Shure në jug të Mosulit, kanë vrarë 36 terrorist të armatosur.
Tags