Problemet financiare të vendeve arabe të pasura me naftë
Vendet arabe të pasura me naftë në Gjirin Persik, po përballen me probleme të theksuara financiare për shkak të deficitit buxhetor dhe uljes së të ardhurave nga shitja e naftës. Këto vende për të përballuar shpenzimet e tyre janë duke shfrytëzuar rezervat valutore në bankat e huaja.
Gazeta kuvajtiane Kabus, citon një raport të institutit monetar Wistment, i cili thotë se vendet arabe të gjirit Persik për shkak të uljes së çmimit të naftës në 2 vitet e kaluara, janë detyruar të përdorin 90 miliard dollarë nga rezervat e tyre valutore në bankat e huaja. Ky raport thotë se shpenzimet e larta të vendeve arabe të pasura me naftë, i kanë detyruar këto vende që të përdorin rezervat me qëllim që të parandalojnë falimentimin ekonomik. Përveç kësaj vendet në fjalë kanë marrë kredi, kanë shtypur letra me vlerë, ka shtuar kostot e karburanteve dhe janë mbështetur në rezervat e tyre bankare. Javën e kaluar edhe FMN ka publikuar një raport mbi deficitin buxhetor të vendeve anëtare në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit Persik. Sipas raportit të FMN dhe të BB, deficiti buxhetor i vendeve arabe të gjirit Persik, në dy vitet e kaluara ka qenë i papritur dhe për këtë ka paralajmëruar këto vende mbi pasojat e krizës monetare. FMN ka hedhur poshtë pretendimet se ulja e çmimit të naftës ka luajtur rolin kryesor në shtimin e deficitit buxhetor të vendeve arabe dhe ka theksuar se mungesa e programeve me perspektivë për të ardhmen dhe mbështetja vetëm tek shitja e naftës, janë faktorët kryesorë që kanë krijuar probleme për vendet arabe të pasura me naftë. Një tjetër shkak i deficitit buxhetor të vendeve arabe, është se në 2 vitet e kaluara këto vende kanë blerë armatime nga Amerika, Franca dhe Gjermania në vlerë 100 miliard dollarë, armë që një pjesë e tyre u janë dhënë grupeve terroriste në Siri, Irak dhe Jemen. Shpenzimet e vendeve arabe të Gjirit Persik për blerjen e armatimeve, janë shtuar në një kohë kur të ardhurat e këtyre vendeve nga shitja e naftës janë ulur dhe kjo ka shtuar deficitin buxhetor, nivelin e varfërisë dhe të papunësisë. Vazhdimi i kësaj situate ka ngjallur pakënaqësinë publike në vende të tilla si Arabia Saudite duke i përballur këto vende me një të ardhme të zymtë. Situata e krijuar për vendet arabe të gjirit Persik, është rezultat i vendimit të marrë nga këto vende në fund të vitit 2014 për uljen e çmimit të naftës. Pikërisht ky vendim u bë shkak për uljen drastike të çmimit të naftës nga 100 dollarë për fuçi në më pak se 40 dollarë për fuçi.