Sulm ajror i Turqisë kundër ISIS në territorin sirian
Tetor 23, 2016 14:25 Europe/Tirane
Ushtria turke ka bombarduar disa zona në veri të Sirisë nën pretekstin e sulmeve kundër pozicioneve të ISIS.
Sic njofton kanali televiziv turk TRT, në sulmin e forcave turke janë shkatërruar 4 ndërtesa dhe dy makina ushtarake që i përkisnin grupit terrorist ISIS në veri të Sirisë. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke deklaroi se në këto sulme janë vrarë 11 pjesëtarë të ISIS. Vlen të theksohet se sulmet e ushtrisë turke në veri të Sirisë me pretekstin e pranisë së grupeve terroriste, janë kritikuar nga qeveria e Damaskut, e cila këto sulme i konsideron si shkelje të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Sirisë.
Tags