Fokusi i NATO-s në Afganistan është kundër ISIS
Zëdhënësi i forcave amerikane në Afganistan në një deklaratë ka thënë se talebanët nuk paraqesin më rrezik për sigurinë kombëtare të Amerikës.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, gjeneral Charles Celivlend, i cili përmes një video-konference nga Pentagoni ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ka thënë se beteja me talebanët më nuk është prioritet i forcave amerikane në Afganistan dhe ky grup nuk paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Amerikës. Ai duke deklaruar se talebanët kontrollojnë vetëm 10 % të territorit të Afganistanit, ka shtuar se Amerika po bën përpjekje të shkatërrojë grupin terrorist ISIS në Afganistan. Ai ka shtuar se populli afgan në Konduz, Helmand, Nangahar dhe Erzegan, kërkon shtimin e masave të sigurisë, sepse në këto vende kohëve të fundit ka pasur mijëra të vrarë.