Nasrullah: Arabia Saudite përkrahësja kryesore e ISIS në rajon
Sejed Hasan Nasrullah, sekretar i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, ka thënë se betejat në Alepo dhe Mosul, kanë dëshmuar qartë se Arabia Saudite është sponsorja kryesore i ISIS-it në rajon.
Sejed Hasan Nasrullah, sekretar i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në një fjalim të tij me rastin e martirizimit të Haxh Alae, një nga martirët e rezistencës libaneze në Siri, ka thënë se betejat në Alepo dhe Mosul, kanë vërtetuar se Arabia Saudite është sponsorja kryesore e ISIS në rajon. Ai duke folur mbi rolin e destruktiv të Arabisë Saudite në të gjitha vendet islame, ka thënë: Amerikanët kanë dëshmuar se Arabia Saudite është sponsorja dhe furnizuesja kryesore me armë e grupit terrorist ISIS. Ai po ashtu duke folur në lidhje me heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare në lidhje me krimet e ISIS dhe përkrahjen e Arabisë Saudite për këtë grup terrorist, ka thënë: A ekziston ndonjë vend në botë që kërkon hetim në lidhje me vendet sponsorizuese të ISIS dhe për krimet e këtij grupi terrorist? Nasrullah duke theksuar mbi natyrën e terroristëve dhe hapësirën e mediave të lidhura me ta kundër rezistencës, ka shtuar se Hezbullahu kërkon një hetim të plotë të ngjarjeve që kanë ndodhur në zonat e konfliktit të Siri. Ai duke thënë se ISIS dhe grupet tjera terroriste të lidhura me këtë grup i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme myslimanëve sunitë, ka thënë se terroristët zbatojnë vetëm ligjin e xhunglës dhe synojnë ndryshimin e hartës politike të rajonit. Nasrullah duke folur në lidhje me bllokadën ajrore dhe detare të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, ka thënë se masat kufizuese të miratuara nga Riadi ndaj fqinjit të varfër jugor të tij, kanë prekur jetët e më shumë se 20 milionë njerëzve.