Zgjerohet dhuna e regjimit sionist në territoret e Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32512-zgjerohet_dhuna_e_regjimit_sionist_në_territoret_e_palestinës
Në vazhdim të agresionit të dhunshëm të ushtrisë sioniste në territoret e Palestinezëve, grupet radikale sioniste përsëri kanë hyrë me dhunë në xhaminë Aksa.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 24, 2016 15:31 Europe/Tirane
  • Zgjerohet dhuna e regjimit sionist në territoret e Palestinës

Në vazhdim të agresionit të dhunshëm të ushtrisë sioniste në territoret e Palestinezëve, grupet radikale sioniste përsëri kanë hyrë me dhunë në xhaminë Aksa.

Qendra e Palestinës për Informim njoftoi se kolonët sionistë radikalë sot në mëngjes të ndarë në disa grupe, kanë hyrë me dhunë dhe nën mbështetjen e forcave ushtarake sioniste në ambientet e Masxhidul-Aksas në  Kodsin e pushtuar. Ndërkohë, myslimanët palestinezë të pranishëm në xhaminë Aksa janë tubuar përpara portave të xhamisë Aksa për tu përballur me kolonët sionistë. Kolonët sionistë radikalë për çdo ditë nën mbështetjen e forcave ushtarake sioniste hyjnë me dhunë në ambientet e xhamisë Aksa dhe përdhosin këtë vend të shenjtë.