Tubim në Gaza në përkrahje të të burgosurve palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32524-tubim_në_gaza_në_përkrahje_të_të_burgosurve_palestinezë
Qytetarët palestinezë sot kanë protestuar në Rripin e Gazës në mbështetje të të burgosurve palestinezë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 24, 2016 17:23 Europe/Tirane
  • Tubim në Gaza në përkrahje të të burgosurve palestinezë

Qytetarët palestinezë sot kanë protestuar në Rripin e Gazës në mbështetje të të burgosurve palestinezë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, pjesëmarrësit në këtë tubim që u mbajt përballë zyrës së Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Gaza, kanë shprehur solidarizimin me të burgosurit palestinezë që gjenden nëpër burgjet e regjimit sionist. Protestuesit po ashtu kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të burgosurve palestinezë nga burgjet e Izraelit. Abdullah Kandil, zëdhënës i Asociacionit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Vaed”, ka kërkuar nga të gjitha organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të punojnë më shumë në lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet e regjimit sionist. Sipas statistikave zyrtare të Palestinës, aktualisht rreth 7 mijë palestinezë mbahen të burgosur në kushte tejet të këqija nëpër burgjet e regjimit sionist.