Sulmet e avionëve sauditë në rajone të ndryshme të Jemenit
(last modified Mon, 24 Oct 2016 17:10:09 GMT )
Tetor 24, 2016 19:10 Europe/Tirane
  • Sulmet e avionëve sauditë në rajone të ndryshme të Jemenit

Në sulmet e avionëve sauditë në veri të Jemenit kanë humbur jetën 6 civilë.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, avionët luftarakë sauditë kanë sulmuar sot qytezën Bakem, në provincën Sade, duke vrarë 6 civilë jemenas. Avionët sauditë disa herë kanë bombarduar rajonet e banuara në Sana, kryeqytet i Jemenit si dhe provincën jugore Taiz dhe nga këto bombardime janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Avionët luftarakë sauditë gjithashtu kanë kryer sulme në provincën Al Hadida në perëndim të Jemenit. Ushtria dhe forcat popullore jemenase në përgjigje të krimeve të agresorëve sauditë, kanë sulmuar me raketa bazën ushtarake Nexhran në jug të Arabisë Saudite, duke lënë të vrarë disa mercenarë jemenas. Po ashtu në përleshjet që kanë ndodhur në provincën Mareb, në qendër të Jemenit, është vrarë një numër i madh i mercenarëve jemenas. Forcat ushtarake dhe ato popullore jemenase kanë zmbrapsur një sulm të mercenarëve sauditë në qytezën Asilan. Në këto operacione është shkatërruar një autoblindë e mercenarëve sauditë.

 

Tags