Çlirohen 62 fshatra në jug të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32578-Çlirohen_62_fshatra_në_jug_të_mosulit
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat irakiane kanë çliruar 62 fshatra në jug të Mosulit. Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat irakiane deri në ditën e hënë kanë arritur të çlirojnë 62 fshatra në rrethinën e rajonit Shure në jug të Mosulit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 25, 2016 04:46 Europe/Tirane
  • Çlirohen 62 fshatra në jug të Mosulit

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat irakiane kanë çliruar 62 fshatra në jug të Mosulit. Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat irakiane deri në ditën e hënë kanë arritur të çlirojnë 62 fshatra në rrethinën e rajonit Shure në jug të Mosulit.

Zyra informative e komandës së operacioneve të përbashkëta të Irakut gjithashtu ka lëshuar një deklaratë në lidhje me dëmet e shkaktuara në përgjithësi për terroristët e grupit terrorist ISIS gjatë operacioneve për çlirimin e Mosulit. Sipas kësaj deklarate thuhet se që nga fillimi i operacioneve për çlirimin e Mosulit e deri më tani janë vrarë 722 terroristë të ISIS dhe janë arrestuar 23 terroristë të tjerë. Në këto operacione janë shkatërruar 142 automjete të ISIS duke përfshirë 127 autobomba, si dhe janë eliminuar 27 predhahedhësa. Vlen të theksohet se operacionet për çlirimin e qytetit Mosul kanë filluar më 17 tetor me urdhrin e Hejdar Ebadit, kryeministrit të Irakut dhe komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Irakut. Në këto operacione po marrin pjesë rreth 60 mijë forca të ushtrisë dhe të policisë të shoqëruara edhe nga forcat vullnetare popullore dhe nga forcat pishmarg të Kurdistanit.