Zgjimi islamik në rrugën e ringjalljes
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32605-zgjimi_islamik_në_rrugën_e_ringjalljes
Takimi i nëntë i këshillit suprem të Asamblesë Botërore të Zgjimit Islamik në Bagdad, punimet e tij i përfundoi me nxjerrjen e një deklarate. Në këtë deklaratë janë analizuar çështje të rajonit si Iraku, Siria, Jemeni, Palestina dhe lëvizja e zgjimit islamik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 25, 2016 06:10 Europe/Tirane
  • Zgjimi islamik në rrugën e ringjalljes

Takimi i nëntë i këshillit suprem të Asamblesë Botërore të Zgjimit Islamik në Bagdad, punimet e tij i përfundoi me nxjerrjen e një deklarate. Në këtë deklaratë janë analizuar çështje të rajonit si Iraku, Siria, Jemeni, Palestina dhe lëvizja e zgjimit islamik.

Në Bagdad u organizua konferenca e nëntë e Këshillit të lartë të Asamblesë botërore të zgjimit islamik në prani të sekretarit të përgjithshëm të kësaj asambleje z. Ali Akbar Velajeti dhe të shumë funksionarëve irakianë mes të cilëve kryeministri Hejdar Ebadi. Kryetari i kuvendit suprem islamik të Irakut Sejed Amar Hakim si dhe të dhjetëra dijetarëve dhe personaliteteve nga 22 vende islame ishin të pranishëm në këtë takim. Kjo konferencë u hap me fjalën e sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë Botërore të zgjimit islamik i cili ka thënë se boshti i rezistencës islamike në rajon është mbështetës i fuqishëm i rrjedhës së zgjimit islamik dhe që gjatë viteve të fundit ka korrur suksese të konsiderueshme. Në deklaratën përfundimtare të konferencës për zgjimin islamik, kjo lëvizje është cilësuar burim i kthimit në vlerat dhe aspiratat e vërteta islame dhe është thënë se kjo lëvizje është një prej lëvizjeve më të mëdha të dekadave të fundit e cila me gjithë luhatjet në kohëra të ndryshme vazhdon të përhapet në të gjithë botën. Në deklaratën e konferencës së nëntë gjithashtu thuhet: Kthimi në identitet që do të thotë kthimin në vlerat dhe parimet e islamit të pastër të hazretit Muhamed (s.a.v.s), është e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve të popujve myslimanë. Në këtë deklaratë gjithashtu është folur për përpjekjet e shumta të sionistëve për të shtypur lëvizjen e zgjimit islamik dhe është thënë se me gjithë këto përpjekje lëvizja në fjalë jo vetëm që nuk është bllokuar, por ajo është ngritur gjithnjë e më lart. Sekretari i përgjithshëm i Forumit Botëror të Zgjimit Islam deklaroi se pjesëmarrja e dijetarëve fetarë sunitë dhe shiitë nga vendet e ndryshme në takimin e Zgjimit Islam në Irak njëkohësisht me operacionet për çlirimin e qytetit Mosul, është një mesazh i madh për fitore nën hijen e unitetit. Ali Akbar Velajati, sekretari i përgjithshëm i Forumit Botëror të Zgjimit Islam, të dielën në ceremoninë e mbylljes së takimit të nëntë të Këshillit të Lartë të Forumit Botëror të Zgjimit Islam në Bagdad, falënderoi Sejed Amar Hakim, kryetarin e koalicionit kombëtar dhe partisë "Kuvendi i Lartë Islamik" të Irakut për organizimin e këtij takimi dhe për mikpritjen e mysafirëve dhe deklaroi: "Pjesëmarrja e mbi 50 dijetarëve dhe personaliteteve të shquara sunitë dhe shiitë nga 22 vende të botës dhe diskutimi dhe shkëmbimi i mendimeve në lidhje me çështjet e rëndësishme të botës islame këtu në Irak, konsiderohet një ngjarje shumë e mirë". Sejed Amar Hakim në këtë ceremoni vlerësoi mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit dhe sidomos të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe deklaroi se Irani është një prej vendeve të rëndësishme të botës islame që jep një kontribut të madh në kuadër të unitetit mes myslimanëve dhe mbështetjes ndaj popujve të shtypur. Ky takim përfundoi punimet e tij të dielën në Bagdad ku morën pjesë mbi 22 vende dhe u zhvillua me moton "Uniteti mes myslimanëve dhe lufta kundër terrorizmit dhe realizimi i idealeve të Palestinës". Forumi Botëror i Zgjimit Islam është formuar rreth 6 viteve më parë me iniciativën e Ajetollah Khamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.