Vriten qindra terroristë nga fillimi i operacioneve në Mosul
Forcat e sigurisë në Irak kanë bërë të ditur se që nga fillimi i operacioneve në Mosul, të paktën 770 terroristë kanë humbur jetën.
Sipas agjencisë së lajmeve ‘Ferat News’, forcat irakiane që nga fillimi i operacioneve për çlirimin e Mouslit e deri më tani kanë vrarë 770 terroristë, 23 kanë arrestuar, 127 makina dhe një depo armatimi kanë shkatërruar. Forcat irakiane po ashtu kanë arritur të shkatërrojnë 40 pozicione të terroristëve. Një informacion tjetër nga Iraku bën të ditur se forcat irakiane kanë arritur të çlirojnë rajonin e banuar me krishterë Kremiles në lindje të Mosulit si dhe fshatrat Kotbe, Ajnul Namrud dhe Neamanie. Operacionet për çlirimin e Mosulit kanë filluar që nga 17 tetori. Mosuli, qendër e provincës Ninva, në veri të Irakut, që nga 10 qershori 2014 ka qenë i pushtuar nga grupi terrorist ISIS.