Regjimi Al Saud ndërpret ndihmën financiare për AAP
Sauditët që po përballen me krizë ekonomike, kanë ndërprerë ndihmën financiare të tyre ndaj Autoritetit Autonom të Palestinës.
Agjencia e lajmeve SAMA njoftoi se funksionarët e lartë të AAP kanë pohuar se Arabia Saudite gjashtë muaj më parë ka ndërprerë ndihmën e saj financiare 20 milionë dollarësh për AAP për shkak të mungesës së buxhetit dhe problemeve ekonomike. Pas dështimit të politikave të Riadit dhe të Amerikës në rajonin e Lindjes së Mesme, sidomos në Irak, Siri dhe Jemen, Arabia Saudite dhe Amerika me rënien e çmimit të naftës kanë synuar të godasin Iranin, Rusinë dhe Irakut, mirëpo ky komplot ka dhënë rezultat të kundërt dhe ka rezultuar në dëm të vendeve arabe të Gjirit Persik sidomos në dëm të Arabisë Saudite.