OKB paralajmëron për mungesën ushqimore në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32722-okb_paralajmëron_për_mungesën_ushqimore_në_jemen
Muhamed Hadi, drejtor i Programit Botëror Ushqimor të OKB për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore,  të martën ka deklaruar se vazhdimi i krizës së urisë dhe mungesa e ushqimit në Jemen, do ta paralizojë një gjeneratë të tërë të qytetarëve të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2016 05:24 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron për mungesën ushqimore në Jemen

Muhamed Hadi, drejtor i Programit Botëror Ushqimor të OKB për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore,  të martën ka deklaruar se vazhdimi i krizës së urisë dhe mungesa e ushqimit në Jemen, do ta paralizojë një gjeneratë të tërë të qytetarëve të këtij vendi.

Muhamed Hadi ka shtuar se grat dhe fëmijët e Jemenit janë viktimat kryesore të krizës së Jemenit. Në bazë të vlerësimeve të bëra në muajin qershor të këtij viti, aktualisht mbi 14 milionë persona në Jemen nuk kanë siguri ushqimore dhe gjendja e 7 milionë personave prej tyre është kritike, ndërsa aktualisht 31% e fëmijëve jemenas po përballen me të ushqyer të papërshtatshëm. Drejtori i Programit Botëror Ushqimor të OKB për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore ka theksuar se ky institucion ndërkombëtar aktualisht për tu përballur me të ushqyerin e papërshtatshëm  të 700 mijë fëmijëve jemenas nën moshën 5 vjeçare dhe për të ndihmuar nënat shtatzëne, është duke zbatuar një program me ndihmën e 2200 qendrave shëndetësore dhe për vazhdimin e aktivitetit të vet deri në muajin mars, ka nevojë për 257 milionë dollarë në kuadër të ndihmave dhe donacioneve humanitare.