Forcat irakiane avancojnë në frontet operative drejt Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32746-forcat_irakiane_avancojnë_në_frontet_operative_drejt_mosulit
Komandantët e forcave vullnetare popullore kanë njoftuar për avancimin e forcave irakiane në të gjitha frontet e luftës për çlirimin e Mosulit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2016 10:40 Europe/Tirane
  • Forcat irakiane avancojnë në frontet operative drejt Mosulit

Komandantët e forcave vullnetare popullore kanë njoftuar për avancimin e forcave irakiane në të gjitha frontet e luftës për çlirimin e Mosulit.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Ali Hamdani, komandanti i forcave Hashd Sha'bi të Irakut, të mërkurën deklaroi se forcat irakiane në vazhdim të avancimeve në rajonet e ndryshme drejt Mosulit, janë afruar afër rajonit Hamzeh që konsiderohet një prej rajoneve më të rëndësishme të vendosjes së terroristëve të ISIS dhe e kanë futur nën rrethim të plotë këtë rajon. Në këtë mënyrë janë mbyllur rrugët për dërgimin e makinave që përdoren si autobomba dhe janë reduktuar mundësitë për sulmet me predha të terroristëve kundër forcave irakiane. Al-Hamdani shtoi se terroristët e ISIS në rrugën e avancimit të forcave irakiane nga Bagdadit drejt Mosulit kanë krijuar shumë pengesa të mëdha, mirëpo këto pengesa nuk do të arrijnë të pengojnë forcat irakiane nga qëllimi i tyre për çlirimin e Mosulit. Ndërkohë, forcat Hashd Sh'abi kanë deklaruar se 3000 trupa nga turkmenët e qytetit Tel Afar në provincën Ninva do të marrin pjesë në operacionet për çlirimin e Mosulit.