OKB kërkon heqjen e bllokadës ajrore kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32758-okb_kërkon_heqjen_e_bllokadës_ajrore_kundër_jemenit
Përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit ka kërkuar heqjen e bllokadës ajrore kundër Jemenit nga ana koalicionit saudit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 26, 2016 11:04 Europe/Tirane
  • OKB kërkon heqjen e bllokadës ajrore kundër Jemenit

Përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit ka kërkuar heqjen e bllokadës ajrore kundër Jemenit nga ana koalicionit saudit.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Ismail Valad Shejkh Ahmed, përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit, të martën ka kërkuar hapjen e hapësirës ajrore të Jemenit për avionët e transportit civilë dhe për të larguar të plagosurit nga ky vend për kurim, si dhe theksoi në vazhdimin e armëpushimit. Përfaqësuesi i OKB për Jemenin në vazhdim foli për shkeljen e armëpushimit dhe tha se të gjitha palët e përfshira në konflikt duhet ta dinë se veprimet e dhunshme kurrë nuk janë rrugëzgjidhje e qëndrueshme, prandaj duhet të bëjnë përpjekje që të përkrahjen alternativat politike dhe të bashkëpunojnë për arritjen e një marrëveshje për paqe të qëndrueshme. Ndërkohë mjekët jemenas kanë deklaruar se për shkak të bllokadës tokësore, detare dhe ajrore kundër Jemenit që është vendosur nga Arabia Saudite, populli i Jemenit nuk kanë qasje në medikamente dhe në artikuj ushqimor. Nga ana tjetër, Muhamed Hadi, drejtor i Programit Botëror Ushqimor të OKB për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore,  të martën ka deklaruar se vazhdimi i krizës së urisë dhe mungesa e ushqimit në Jemen, do ta paralizojë një gjeneratë të tërë të qytetarëve të këtij vendi.