Populli jemenas proteston kundër sulmeve të Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32800-populli_jemenas_proteston_kundër_sulmeve_të_arabisë_saudite
Qindra studentë jemenas kanë mbajtur sot protesta, duke dënuar krimet e Arabisë Saudite dhe të Amerikës në Jemen.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 26, 2016 19:30 Europe/Tirane
  • Populli jemenas proteston kundër sulmeve të Arabisë Saudite

Qindra studentë jemenas kanë mbajtur sot protesta, duke dënuar krimet e Arabisë Saudite dhe të Amerikës në Jemen.

Sipas kanalit televiziv Al Someria, qindra studentë kanë protestuar sot në provinca të ndryshme të Jemenit, duke dënuar sulmet e avionëve sauditë dhe amerikanë në Jemen, si dhe krimet e kryera ndaj civilëve jemenas. Protestuesit kanë dënuar sulmin e avionëve sauditë kundër një ceremonie mortore në Sana, ku humbën jetën dhe u plagosën qindra persona. Studentët jemenas po ashtu kanë dënuar heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të OKB përballë krimeve të Arabisë Saudite në Jemen dhe kanë deklaruar se krimet e agresorëve sauditë nuk do të harrohen kurrë. Protestuesit jemenas kanë kërkuar edhe nga i dërguari i posaçëm i OKB për Jemenin, Ismail Veled Shejh Ahmed, që të bëj më shumë përpjekje për zgjidhjen e krizës në Jemen.