Humbje të rënda të terroristëve në Alepo
Operacionet e ushtrisë siriane në rajonet lindore të Alepos u kanë shkaktuar humbje të mëdha grupeve terroriste.
Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve Sana, në operacionet e ushtrisë siriane në lindje të Alepos, terroristët e Frontit Al Nusra kanë pësuar humbje të rënda. Në frontin verilindor të Alepos, forcat siriane kanë shënuar progrese përballë grupeve terroriste. Forcat siriane kanë zhvilluar operacione të gjera në këtë rajon, duke lënë të vrarë një numër të madh të terroristëve të Frontit Al Nusra. Po ashtu, forcat siriane kohët e fundit kanë kryer sulme të gjera kundër grupeve terroriste në rajonin Khan Tuman, duke vrarë dhe plagosur 50 terroristë dhe duke shkatërruar 10 automjete të tyre. Forcat e ushtrisë siriane po ashtu kanë zmbrapsur një sulm të terroristëve në rajonin Khan Al Shejh në Rif Damask, ku si rezultat një numër i madh i terroristëve kanë mbetur të vrarë. Siria që nga marsi i vitit 2011 e deri më tani është përfshirë nga një krizë e thellë pas hyrjes së terroristëve të huaj në këtë vend.