Ushtria siriane paralajmëron Turqinë
Tetor 26, 2016 20:01 Europe/Tirane
Siria ka paralajmëruar sot Turqinë që të mos afrohet pranë zonave lindore dhe veriore të Alepos.
Ushtria siriane deklaroi se nuk do të qëndrojë indiferente në rast të avancimit të forcave turke në lindje dhe në veri të Alepos dhe do të sulmojnë fuqishëm ushtarët turq. “Lindja dhe veriu i Alepos janë vija e kuqe e qeverisë siriane dhe Turqia nuk ka asnjë pretekst për tu afruar në këto zona” thuhet në një komunikatë të ushtrisë siriane. Ndërkohë, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, deklaroi se Turqia nuk do të ndalë operacionin e saj në veri të Sirisë dhe shtoi se një helikopter i ushtrisë siriane ka sulmuar një grup të opozitarëve të armatosur sirianë të përkrahur nga Turqia.
Tags