Amerika bënë përpjekje për një rol të Turqisë në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i32998-amerika_bënë_përpjekje_për_një_rol_të_turqisë_në_mosul
Një anëtar i komisionit të jashtëm në Parlamentin e Irakut deklaroi se Amerika po bënë përpjekje që Bagdadi dhe Ankaraja të zhvillojnë negociata mes vete.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2016 04:36 Europe/Tirane
  • Amerika bënë përpjekje për një rol të Turqisë në Mosul

Një anëtar i komisionit të jashtëm në Parlamentin e Irakut deklaroi se Amerika po bënë përpjekje që Bagdadi dhe Ankaraja të zhvillojnë negociata mes vete.

Abas Al-Bejati, anëtar i komisionit për çështje të jashtme në Parlamentin e Irakut, të enjten në një intervistë kanalin televiziv Sumerija News, tha se Uashingtoni po bënë përpjekje që Bagdadi dhe Ankara të zhvillojnë negociata dhe të arrijnë në lidhje me forcat turke të dislokuara në bazën ushtarake Bashika në Mosul. Këto përpjekje kanë filluar nga sekretari amerikan i mbrojtje Ashton Karter dhe po vazhdojnë akoma. Mirëpo qëndrimi i Irakut në lidhje me këtë çështje është i qartë dhe Bagdadi mirëpret marrëdhëniet bilaterale, mirëpo edhe kjo çështje varët nga fakti se Turqia të tërheq forcat e saj ushtarake nga territori i Irakut. Vlen të theksohet se Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, para kësaj në takim me Ashton Karter, sekretarin amerikan të mbrojtjes, në mënyrë të vendosur ka refuzuar propozimin e Turqisë për të mbështetur forcat irakiane në operacionet për çlirimin e Mosulit. Disa qarqe informative në Irak pohojnë se qëllimi i Turqisë për të marrë pjesë në operacionet për çlirimin e Mosulit me mbështetje të gjithanshme të Amerikës, është krijimi i një korridori të sigurt për arratisjen e terroristëve të ISIS nga fushëbeteja e luftës.