Armët e Turqisë dhe të Arabisë Saudite në duar të ISIS
Një komandantë irakian ka njoftuar për dërgimin e armëve nga Turqia dhe Arabia Saudite për terroristët e ISIS në Mosul në veri të Irakut.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Adi Al-Khadran, një prej komandantëve të forcave vullnetare popullore të Irakut, deklaroi se forcat irakiane në frontin e Mosulit kanë konfiskuar një sasi të armëve nga terroristët e ISIS që janë dërguar nga Arabia Saudite dhe nga Turqia. Al-Khadran shtoi se për çdo ditë armët dhe automjete luftarake dërgohen nga tregtarët e vendeve arabe të Gjirit Persik nëpërmjet territorit të Turqisë për grupin terrorit ISIS. Turqia po pajis ISIS me armë dhe pajisje luftarake, ekspertët ushtarakë të Turqisë po trajnojnë terroristët e ISIS dhe artileria e Turqisë po luan rolin e mbështetjes ndaj terroristëve të ISIS.