Vriten disa krerë të ISIS në Siri
Ushtria e Sirisë ka vrarë disa komandantë të grupit terrorist ISIS në këtë vend.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat ushtarake dhe ato të rezistencës popullore të Sirisë kanë vrarë disa komandantë të grupit terrorist në pjesën veriore të Homsit në qendër të Sirisë dhe në mesin e tyre është edhe Sheovki Ejub dhe Fejsal Avad. Forcat e ushtrisë siriane gjithashtu kanë shpërthyer disa bomba artizanale në disa shtëpi në afërsi të Dara në jug të Sirisë dhe kanë vrarë disa pjesëtarë të grupit terrorist Fronti Nusra. Ndërkohë terroristët e ISIS të premten kanë sulmuar vendbanimin e Al-Xhadida në Alepo në veri të Sirisë me predha ku si pasojë janë vrarë tre civilë sirianë. Grupet terroriste gjithashtu kanë sulmuar edhe aeroportin ushtarak të Alepos me mbi 20 raketa.