Vazhdon bombardimi i pozicioneve të ISIS në perëndim të Irakut
Avionët e ushtrisë së Irakut kanë bombarduar pozicionet e grupit terrorist ISIS në perëndim të këtij vendi.
Burimet informative nga Iraku njoftuan se shtabi luftarak i Irakut me anë të një deklarate ka thënë se avionët luftarakë të ushtrisë së Irakut të premten kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në rajonin Kaim në perëndim të provincës Anbar dhe kanë shkaktuar humbje të mëdha për terroristët e ISIS. Forcat irakiane gjithashtu gjatë spastrimit të qytetit Rataba në perëndim të këtij vendi, kanë identifikuar dhe arrestuar 20 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS. Ndërkohë të krishterët e provincës Ninva në veri të Irakut, kanë organizuar ceremoni falënderimi në kishën Umu Maune në Arbil pas çlirimit të disa pjesëve të qytetit Mosul nga pushtimi i terroristëve. Ndërkohë forcat vullnetare popullore të Irakut të premten kanë deklaruar se në orët ose ditët e ardhshme do të fillojë sulmi kundër terroristëve në perëndim të Mosulit.