Presidenti irakian viziton zonat operative në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i33052-presidenti_irakian_viziton_zonat_operative_në_mosul
Presidenti irakian ka vizituar disa zona operative në Mosul dhe ka theksuar se operacionet në këtë qytet do të vazhdojnë deri në çlirimin e plotë nga terroristët e ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2016 14:41 Europe/Tirane
  • Presidenti irakian viziton zonat operative në Mosul

Presidenti irakian ka vizituar disa zona operative në Mosul dhe ka theksuar se operacionet në këtë qytet do të vazhdojnë deri në çlirimin e plotë nga terroristët e ISIS.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Fuad Masum, president i Irakut, të enjten në mbrëmje ka vizituar disa zona operative në Mosul, në prag të përfundimit të fazës së parë të operacioneve në këtë qytet dhe ka theksuar se raportet në terren tregojnë se shumë trupa të reja janë aktive në këto zona operative. Në operacionet ajrore të koalicionit amerikan në jug të Mouslit, janë vrarë 13 terroristë takfiristë të ISIS. Burimet informative nga Iraku njoftuan se shtabi luftarak i Irakut me anë të një deklarate ka thënë se avionët luftarakë të ushtrisë së Irakut të premten kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në rajonin Kaim në perëndim të provincës Anbar dhe kanë shkaktuar humbje të mëdha për terroristët e ISIS.